A do të jetë ky viti më i ngrohtë në Tokë?

Viti 2014 ka gjasa të bëhet viti më i nxehtë prejse kanë nisur matjet. Në dhjetë muajt e pare të sivjetmë  temperatura globale mesatare e ajrit ka qenë 0.57 gradë Celsius mbi mesataren afatgjatë.

Bota

03/12/2014 19:08

Shifrat globale vijnë nga Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara.

Nëse trendi aktual i këtij viti shënohet edhe në nëntor dhe dhjetor, vitet e mëparshme rekorde, 1998, 2005 dhe 2010, do të mbeten prapa me një diferencë të ngushtë.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Michel Jarraud ka thënë se të dhënat preliminare për vitin 2014 janë “në përputhje me atë që kemi pritur nga ndryshimi klimatik”, transmeton REL.