A do të jetë ky transferimi i parë i Barcelonës në janar?

Barcelona ndjehet e detyruar të ndërhyjë në tregun e janarit për të forcuar fazën e janarit.

Sport

07/12/2018 12:29

Lëndimi i Samuel Umtitit dhe mungesa e pasjes së alternativave në fazën e mbrojtjes, ka shtyrë Barcelonën që të përgatitet për sjelljen e një emri në afatin kalimtar dimëror.

Emri i parë në listën e Barcelonës është ai i mbrojtësit të Chelsea, Andreas Christensen.

22 vjeçari danez shihet si një mbrojtës me perspektivë, dhe katalanët dëshirojnë që me të ta freskojnë repartin e mbrojtjes.

Christensen është pjesë e Chelsea që nga viti 2013, ndërsa dy sezone të suksesshme i ka kaluar në Bundesligë i huazuar te Borussia Monchengladbach./Lajmi.net/