A do të jetë ky trajneri i Bayernit në sezonin e ri?

Jupp Heynckes ka dhënë sinjalet e para se mund të mbetet në bankinën e Bayern Munich edhe sezonin e ardhëm.

Sport

03/12/2017 20:48

72 vjeçari në fillim të këtij sezoni, mori drejtimin e skuadrës bavarezeve duke zëvendësuar të shkarkuarin Carlo Ancelotti.

Heynckes nënshkroi me Bayernin deri në fund të sezonit, por ky bashkëpunim duket se mund të zgjasë.

Në mediet gjermane ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime se Bayern Munich dhe Jupp Heynckes janë afër një marrëveshje të re, zëra të cilët veç se i ka rritur trajneri gjerman gjatë një interviste dhënë së fundi.

“Nuk kemi nënshkruar ende”, është përgjigjur Heynckes duke folur për ‘Rollwaglers 93’.

“Zotëri Dreesen gjithmonë më fton për të nënshkruar kontratën e re. Por unë nuk është se kame dhe aq kohë”, ka vazhduar ai, për të vërtetuar lajmet për afrimet e tij me bavarezët për kontratën e re./Lajmi.net/