A do të jetë ky shkëmbimi më i madh në histori të futbollit?

Transferime të mëdha janë bërë gjithmonë mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Sport

16/04/2018 16:29

Mjafton të përmendin Cristiano Ronaldon dhe David Beckhamin.

Lëvizje të kësaj peshe, mund të kemi edhe në verën e këtij viti.

‘Don Balon’ raporton se Manchester United do të përfshijë në ofertën për Gareth Bale edhe mesfushorin Paul Pogba.

Ylli uellsian është në rrugën e largimit nga ‘Santiago Bernabeu’ shkaku i paraqitjeve të pakta dhe mungesës së besimit të trajnerit Zidane në të.

Këtë situatë do ta shfrytëzojë Jose Mourinho, duke i bërë një ofertë interesante kampionëve të Evropës./Lajmi.net/