A do të jetë ky klubi i ri i Manolas?

Kostas Manolas ka ofertë për largim nga Roma.

Sport

01/06/2018 13:21

Rikthehen sirenat e merkatos për Kostas Manolas. Sezonin e kaluar ishte pranë kalimit te Zenit por tani janë Chelsea, Dortmund dhe Marseille në ndjekje të mbrojtësit grek.

Pikërisht ekipi i Rudi Garcias ka kaluar në sulm konkret duke i bërë një superofertë prej 7.5 milionë euro në vit lojtarit por me këtë të fundit që e ka kthyer mbrapsht.

Manolas ka një klauzolë 36 milionë euro dhe duke parë afrimin e Marcano nga Porto nuk përjashtohet që mbrojtësi grek të sakrifikohet nga Monchi këtë verë.