A do të jetë ky klubi i ri i Alisson?

Alisson mund të largohet nga Roma duke u transferuar në Premierligë.

Sport

12/07/2018 12:09

Paraqitjet e para në miqësore të Liverpoolit treguan edhe njëherë që Loris Karius nuk e ka kaluar ende traumën psikologjike për finalen e humbur në Kiev ndaj dhe drejtuesiit kanë vendosur të insistojnë për brazilianin Alisson.

Oferta për Romën është 60 milionë euro menjëherë dhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusi ndërsa për gardianin brazilian një kontratë 5-vjeçare prej 6 milionë euro në vit.

Për momentin Liverpool duket në avantazh ndaj Real Madrid për Alisson dhe gjasat janë që Roma të dorëzohet përpara një oferte të tillë.