A do të jetë ky ekipi i ri i Dembeles?

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele mund të detyrohet të gjejë një ekip të ri.

Sport

02/06/2018 14:02

Ousmane Dembele nuk e ka të sigurt qëndrimin te Barcelona.

Klubi katalan ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Andaj, në rast të ardhjes së Griezmann, bashkëkombësi i tij, Dembele mund të detyrohet të gjejë një ekip të ri.

Mediat spanjolle raportojnë se Dembele ka ofertë për transferim në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal ka shfaqur interesim për transferimin e ish yllit të Borussia Dortmundit, në formë të huazimit, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/