A do të jetë kjo befasia e Zidane, në finalen kundër Liverpoolit?

Zinedine Zidane mund të befasojë me formacionin bazë të Real Madridit kundër Liverpoolit.

Sport

26/05/2018 08:28

Zinedine Zidane ka lënë një enigmë në lidhje me formacionin e Real Madridit në finale e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Në formacionin titullar, Zidane ka provuar sulmuesin Gareth Bale së bashku me Karim Benzeman duke zgjuar dyshime se mund të luajë me tre sulmues – së bashku me Cristiano Ronaldon – në finalen e Kievit.

Fillimisht raportohej se Zidane do ta fillojë ndeshjen me dyshen Ronaldo – Bale, përcjell “lajmi.net”.

Por, tani janë shtuar gjasat që edhe Bale ta fillojë duelin ndaj Liverpoolit. /Lajmi.net/