“A do të jesh në Botëror?”, reagimi nga Ibrahimovic është qesharak

Zlatan Ibrahimovic dëshiron të jetë në ekipin e Suedisë për Botërorin 2018.

Sport

20/04/2018 10:37

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka përsëritur besimin e tij se do të udhëtojë në Kampionatin botëror në Rusi.

Ibrahimovic dëshiron të jetë në ekipin e Suedisë për Botërorin 2018.

Dhe, ai u përgjigj në mënyrë qesharake në pyetjen e një gazetari nëse do të jetë në Botëror, përcjell “lajmi.net”.

“Do të shkoj në Botëror, nëse të tregoj më shumë do të fitosh shumë ndjekës”, deklaroi ai para gazetarëve. /Lajmi.net/