A do të duket kështu në klipin e ri Arilena Ara?

Arilena Ara tash e sa kohë ka paralajmëruar projektin e ri.

ShowBiz

18/05/2018 12:22

Kënga e saj e fundit “Last Train to Paris” (“Treni i fundit për Paris”), bashkëpunimi me reperin e njohur rus, KDDK, është pëlqyer mjaft shumë, shkruan lajmi.net.

Ajo u transmetua disa herë në radio, teksa ishte një nga 10 këngët më të dëgjuara të momentit, ndërkaq këngëtarja shqiptare nuk ka të ndalur.

Përmes disa imazheve të fundit që ka shpërndarë në Instagram, lë të nënkuptohet që këto pjesë janë shkëputur nga klipi i ri.

Arilena, nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth projektit megjithatë siç shihet është realizuar në një nga bregdetet shqiptare.

“Zemër”, është publikuar vetëm audio që tanimë numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar Youtube. /Lajmi.net/

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on