A do të debutojë Shaqiri? (Foto)

Xherdan Shaqiri nuk pritet të jetë titullar te Interi për ndeshjen kundër Empolit. Por, ai mund të debutojë duke u inkuadruar në lojë si rezervist. 

Sport

17/01/2015 10:32

Xherdan Shaqiri mund të debutojë sonte me Interin në Serie A në ballafaqimin kundër Empolit.

Përforcimi i ri i Nerazzurrëve, i cili erdhi më herët gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munich ka stërvitur mirë gjatë javës dhe mund të bëjë paraqitjen e parë në futbollin italian.

Mirëpo, sipas informacioneve të fundit ai nuk pritet të jetë në formacionin bazë të Interit, ndonëse mund të inkuadrohet në lojë nga banka e rezervistëve.