A do të besojnë në Zot robotët një ditë?

Hulumtues nga fusha të ndryshme pretendojnë se ligjet e shkencave kompjuterike thonë se robotët një ditë mund të besojnë në Zot, por kjo nuk do t’i bëj ata të ngjashëm me njerëzit.

Fun

07/08/2015 09:31

Inteligjenca artificiale do të jetë një realitet brenda disa viteve, dhe jo dekadave, thonë shkencëtarët.

Elon Musk kohët e fundit ka paralajmëruar se IA ka potencialin të bëhet shumë e rrezikshme për njerëzimin – aq e rrezikshme sa edhe armët nukleare.

Por, a ka shpresë se kjo inteligjencë artificiale të fitojë ndonjë formë besimi? Dhe a do të bëjnë robotët më shumë gjëra të mira se të këqija?

John Messerly, nga Instituti për Etikë dhe Teknologji, shtoi: “Unë ju siguroj se ju mund ta programoni një robot që të besojë në pothuajse gjithçka”.

Superinteligjenca religjioze mund të jetë ose më e mira ose më e keqja e llojit të superinteligjencës, shtoi Cannon, transmeton Lajmi.net.

Ai beson se religjioni është një fuqi, dhe mund të përdoret për mirë ose për keq në këta robotë, transmeton Lajmi.net.

Filozofi suedez, Nick Bostrom, tha se frika më e madhe është që këta robotë me inteligjencë artificiale mund të bëhen më të mençur se njerëzit – që do të vendoste në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit më pas në këtë planet.

Nëse robotët me inteligjencë artificiale mund të kenë ‘shpirt’ dhe të konvertohen në ndonjë religjion, atëherë ka shqetësim se ata mund të shtojnë konflikte në botë. (Lajmi.net)