A do të bëhet Labi deputet? Ja sa vota ka marrë deri tani
Kandidati më i përfolur i AKR-së, Labinot Tahiri ka marrë një numër të konsiderueshëm votash në komunën e Lipjanit.
Lajme
Shtabi zgjedhor i degës se AKR-së në Lipjan njoftoi dje se në bazë të rezultateve të numëruara deri më tani del se Tahiri ka marrë 1255 vota, raporton lajmi.net.
Ndërsa në komunën e Kamenicës, Labi ka arritur të fitoj 315 vota.
E nga Dega e IV e LDK-së në Prishtinë ai është votuar nga 448 qytetarë.
Nga rezultatet e deritanishme del se kandidati i AKR-së ka gjithsej 2018 vota.
Hyrja e Labinot Tahirit në politikë bëri bujë të madhe në opinion pasi ky i fundit është një këngëtar shumë i popullarizuar.
Labi pritet që të korrë sukses në vendlindjen e tij në Ferizaj./Lajmi.net/