A do ta rrëzojë Arbër Vllahiu shtëpinë e Ramush Haradinajt në Dragodan?

​ Arbër Vllahiu është kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Lajme

19/09/2017 22:50

Vllahiu ndër të tjera është pyetur se a do ta rrëzojë shtëpinë e liderit të tij Ramush Haradinajt, nëse ajo është pa leje.

“Mendoj se këtë pyetje duhet të ja bëni atyre që sot janë në Kuvendin Komunal”, ka thënë Vllahiu.

“Nëse shtëpia në Dragodan është pa leje – atëherë ne do të veprojmë sipas Ligjit”, ka thënë ai në Zona e Prishtinës.