A do ta ndjekë Putini betimin e Trumpit?

Kremlini njoftoi sot se Vladimir Putin nuk synon të ndjekë betimin e Donald Trump, që bëhet sot presidenti i 45-të i SHBA-së pas një fushate gjatë së cilës afërsia e tij me presidentin rus është përmendur shpesh.

Bota

20/01/2017 17:15

“Nuk mendoj se ai parashikon të shohë ceremoninë drejtpërdrejtë, bëhet fjalë për një eveniment shumë të gjatë”, deklaroi për median zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov.

Ceremonia e betimit të Donald Trump do të transmetohet drejtpërdrejtë nga kanali rus i lajmeve “Rossiya 24”.