A do ta merr Mustafa “izën” e partisë?

Isa Mustafa do t’i nënshtrohet aprovimit të Këshillit të LDK-së, për të kandiduar për pozitën e Kryetarit të Kuvendit. 

Lajme

11/07/2014 11:56

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duhet që sot të kalojë sprovën nga bashkëpartiakët, për të marrë aprovimin e tyre për të kandiduar në pozitën e Kryetari të Kuvendit.

Sot në orën 16 e 30, do të mbahet mbledhja e këshillit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të vendoset për nominimin e Mustafës për këtë pozitë.

Në bazë të marrëveshjes në mes të bllokut opozitar LDK, AAK dhe Nisma, pozita e Kryeparlamentarit do t’i takojë LDK-së, përkatësisht Isa Mustafës.

Mirëpo, duke e ditur pakënaqësitë që janë shfaqur kohë pas kohe brenda partisë lidhur me këtë marrëveshje, duket që Mustafa nuk do ta ketë të lehtë të marrë besimin e këshillit.

Një nga më të zëshmit ka qenë, Arben Gashi, i cili kishte shprehur pakënaqësi lidhur me marrëveshjen e bllokut opozitar, duke thënë se me faktin që LDK ka shumicën e votave në këtë bllok, meriton më shumë sesa pozitën e të parit të Kuvendit.