A do ta mbyll karrierën te Galaxy? Ibra i befason të gjithë me përgjigjen

Zlatan Ibrahimoviç është shumë i lumtur te LA Galaxy. 

Sport

23/08/2018 18:51

Suedezi deklaroi që nuk e di nëse do të mbyllë karrierën në klubin nga SHBA-të, përcjellë “Lajmi.net”.

“A do ta mbyll karrierën te Galaxy? Të shohim, edhe pse tani ndihem shumë mirë. Kam pasur një dëmtim të rëndë, por më pas të gjithë e harruan, sepse pas tre muajsh unë zbrita në fushë dhe i tregova të gjithëve që isha gjallë”, deklaroi Bra.

“Ndihem mirë fizikisht dhe mirë në Los Anxhelos. Më pëlqejnë shokët e ekipit, më pëlqejnë njerëzit që kam përreth dhe më pëlqen qyteti. Dua të ndihmoj klubin dhe shokët e mi që të fitojmë”.

“Nuk e di se ku do ta mbyllë karrierën. Për momentin jam këtu dhe shijojeni sa më shumë praninë time në këtë ekip, për sa kohë do të zgjasë”, shtoi ai. /Lajmi.net/