A do ta ketë “Zhurmë” fatin e njëjtë si “Nëntori”?

Ishte viti 2016 kur këngëtarja Arilena Ara u paraqit në festivalin shqiptar “Kënga Magjike” me këngën “Nëntori”.

ShowBiz

12/12/2017 22:49

Që në përformancën e parë, kjo këngë e zhanrit baladë nga komentet e njerëzve u tha se do të jetë fituesja e çmimit kryesor të festivalit, shkruan lajmi.net

Projekti u pëlqye aq shumë saqë mori miliona klikime në Youtube.

Mirëpo, e vërteta në këtë mes është se, “Nëntori” i Arilenës nuk zuri vendin e parë por mori vendin e tretë.

Sido që të jetë, edhe pse nuk u vlerësua në “Kënga Magjike”, “Nëntori” mori përmasa botërore duke u dëgjuar kudo dhe duke zë vendin e parë në shumë toplista në shumë shtete të botës.

Por deri sa jemi te festivali i njëjtë një fat të tillë si Arilena e ka pasur sivjet këngëtarja Fifi me këngën “Zhurmë”.

Fifi në këtë vit u prezantua me këtë baladë të fuqishme, për të cilën u tha se do jetë kënga fituese e KM 2017, shkruan lajmi.net

Por në fakt, kështu nuk ndodhi pasi edhe Fifi u rendit e treta në listën fituese të festivalit, edhe pse mori miliona klikime në Youtube.

Duke qenë se si Arilena, Fifi u paraqit me një baladë, duke qenë se që të dyja u pëlqyen nga publiku dhe u tha se merituan vendin e parë dhe duke qenë se u renditën të dyja në të njëjtën pozitë (vendi i tretë) urojmë që kënga e Fifit të arrij sikurse “Nëntori” i Arilenës!/Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player