A dha dorëheqje Lirak Çelaj si zëvendësministër për të garuar për Prishtinën?

Lirak Çelaj nga PDK ka dhënë se ai ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Drejtësisë për tu angazhuar në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Lajme

21/03/2017 21:16

“Kjo është arsyeja kryesore e dorëheqjes sime, konsideroj se duhet një angazhim i shtuar në Prishtinë. Ky do të jetë vit i zgjedhjeve lokale, për të tjerat akoma nuk dihet”.

“Unë desha të lirohem dhe të merrem vetëm më zgjedhjet lokale”.

Çelaj megjithatë as nuk e ka pranuar e as mohuar se ai do të jetë kandidati i PDK-së për Prishtinën.

“Duke qenë kryetar i degës, natyrisht se përfolem si kandidat potencial. PDK është në fazën e zyrtarizimit të kandidatëve, sepse kjo kur ndodhë vlen për të gjitha komunat”.

“Unë si kryetar i degës duhet ti kryej të gjitha obligimet e mia dhe nuk jam ngutur aspak me dorëheqjen”.

Çelaj që është i ftuar në Zona B ka folur edhe për punën e tij në lëminë e drejtësisë, duke thënë se ka pasur raporte korrekte me gjykatësit dhe prokurorët.

“Duhet të sqaroj se instuticionalisht Gjykatat janë të shkëputura nga Ministria e Drejtësisë, gjykatësit dhe prokurorët i kam takuar vetëm në konferenca”.

“Me aq sa kam parë ata kanë qenë shumë korrekt, tash unë kam vërejtjet e mia në mënyrën si po funksinon sistemi i drejtësisë, por me mua kanë qenë korrekt”.