98 vjeçarja ndërron azil për t’u kujdesur për birin 80 vjeçar: Dua t’i them natën e mirë si gjithnjë – Lajmi.net
98 vjeçarja ndërron azil për t’u kujdesur për birin 80 vjeçar: Dua t’i them natën e mirë si gjithnjë
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 16:45, 30 October 2017
Një nënë 98-vjeçare është transferuar në një tjetër azil për tu kujdesur për të birin e saj 80 vjeç.

Ada Keating, dhe djali i saj, Tom, kanë jetuar gjithmonë bashkë, pasi ai nuk është martuar kurrë.

Në 2016 ai u transferua në qendrën e kujdesit Moss View Care në Liverpool, pasi ka nevojë për më shumë ndihmë dhe një vit më pas edhe e ëma e ndoqi për ti qëndruar pranë.

“Unë i kam thënë gjithmonë natën e mirë Tom në dhomën e gjumit dhe do vazhdoj ta bëj. Nuk do rresht kurrë të jem nënë”, ka thënë zonja Keating, një ish ndihmës-infermiere.

Ndërsa Tom, i cili ka qenë piktor dhe dekorator, thotë se është i lumtur që do të ketë Adën në shtëpinë e kujdesit.

Përgjegjësi i shtëpisë së kujdesit, Philip Daniels thotë se ata janë të pandashëm.

“Është shumë e rrallë të shohësh nënat dhe fëmijët së bashku në një shtëpi kujdesi, dhe ne dëshirojmë që ata të kalojnë sa më shumë kohë së bashku”, ka thënë për një media të Liverpool-it./dita

Fjalët kyçe: 80 vjeçari, 98 vjeçarja, Azil

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play 8 Ball Pool