91 të arrestuar vetëm në fundjavë në Shqipëri

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në ” për rritjen e parametrave të sigurisë.

Lajme

22/02/2016 21:39

Gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 91 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftarake, si dhe lëndë narkotike e mallra kontrabandë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 63 persona.

Janë arrestuar 6 persona për armëmbajtje pa leje.

15 persona në flagrancë për vjedhje.

6 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme.

Janë kapur 12 persona në kërkim.

7 persona për vjedhje të energjisë elektrike e ndërtim pa leje.

8 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje.

5 persona për dhunë në familje.

Janë pezullar 78 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik.

64 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 16 automjete për mungesë dokumentacioni.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 63 persona. /Lapsi