90 minuta bashkë, përfundon takimi Meta-Rama. Ja çfarë biseduan

Rreth 90 minuta ka zgjatur takimi mes kreut të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI-së dhe Kuvendit, Ilir Meta. Takimi është zhvilluar në zyrën e këtij të fundit.

Lajme

26/04/2017 11:10

Mësohet se në takim kanë qenë edhe persona të tjerë, si nga LSI dhe nga PS. Asnjë deklaratë nuk është bërë në lidhje me atë çfarë është biseduar.

Por takimi ka pasur të bëjë me krizën politike në vend, ku ende nuk ka një zgjidhje. Edhe negociatat e djeshme me të dërguarit e PPE-së dhe PE-së kanë përfunduar pa sukses.

Gjithashtu besohet se është diskutuar edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë.

Nesër është raundi i tretë i zgjedhjes së presidentit me 84 vota. Dy raundet e tjera janë me shumicë të thjeshtë prej 71 votash./Syri.net