9 mijë kosovarë kërkuan azil në BE në vitin 2016

Sipas të dhënave të EUROSTAT Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve për vitin 2016 nga vendet evropiane. Ndërsa, Kosova renditet e pesta me rreth 9 mijë azilkërkues, shkruan lajmi.net

Lajme

20/03/2017 16:44

Kështu në vitin e kaluar 28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE. Pas Shqipërisë, për numrin e lartë të azilantëve nga vendet evropiane ishte Rusia  me rreth 23 mijë azilkërkues.  Në vendin e tretë në këtë listë është Ukraina me 11,090 persona e ndjekur nga Turqia me 10 mijë e 100 persona. Ndërkohë, Kosova renditet e pesta me mbi 9 mijë azilkërkues rishtas në BE më 2016.

Edhe më 2015, Shqipëria dhe Kosova ishin dy shtetet e Evropës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në BE. /Lajmi.net/