9 karakteristikat e veturës së Barack Obama (FOTO)

Vetura presidenciale është vetura zyrtare e cila përdoret nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fun

11/01/2016 12:14

Vetura e tanishme e cila përdoret nga presidenti Barack Obama është një veturë e blinduar mirë, si dhe e armatosur.

Asaj i referohen ndryshe edhe si ‘Bisha’.

Më poshtë, lajmi.net i sjellë për ju disa karakteristika interesante të Bishës.

1) Vetura është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat.

2) Kabina është komplet e mbyllur në raste të sulmeve bio-kimike. Ndërsa gomat Kevlar janë rezistente ndaj çdo shpimi.

3) As rezervari i karburantit nuk do të eksplodoj, pavarësisht se çfarë goditje merr. Mjete për luftimin e zjarreve, furnizime të oksigjenit, dhe disa litra gjak të presidentit gjenden në bagazh, vetëm në rast nevoje..

4) “Bisha” udhëton me presidentin dhe gjithmonë është e parkuar në mënyrë strategjike për të krijuar një barrierë nga njerëzit.

5) Kur është jashtë vendit, vetura e mban flamurin e SHBA-së dhe flamurin e shtetit në të cilin gjendet.

6) Topa të gazit lotsjellës dhe kamerë ‘nightvision’ janë të fshehura në pjesën e përparme të veturës.

7) Telefoni brenda veturës e ka një linjë direkte me nënkryetarin dhe Pentagonin.

8) Vetëm dritarja e shoferit hapet dhe këtë deri në vetëm 3 inç.

9) Dyert e blinduara e të trasha 8 inç, janë aq të rënda sa një derë e kabinës 757.