9 gjërat që njerëzit e famshëm i kanë thënë pak para vdekjes
Fjalët e fundit të njerëzve janë mahnitëse.
Lajme
Disa e ndajnë me ne një pjesë të mençurisë së tyre, ndërsa disa tjerë e thonë një shaka të fundit.
Por disi, fjalët e fundit të një njeriu të bëjnë të kuptosh esencën e një personi.
Prandaj, lajmi.net e sjell për ju listën e 9 thënieve që disa njerëz që janë të njohur për të gjithë ne, i kanë thënë pak para vdekjes.
Kjo është lista:
1) Bob Marley (1945 – 1981)
“Paraja nuk mund ta blejë jetën”
2) Charles Darwin (1809 – 1882)
“Nuk jam aspak i frikësuar të vdes”
3) Mbreti Louis XIV (1638 – 1715)
“Pse po qani? A keni menduar se unë jam i pavdekshëm?”
4) Groucho Marx (1890 – 1977)
“Kjo nuk është mënyrë e mirë për të jetuar”
5) Sir Winston Churchill (1874 – 1965)
“Jam mërzitur me gjithçka”
6) Michel de Nostradamus (1503 – 1566)
“Ju nuk do të më gjeni të gjallë kur dielli të lind”
7) Steve Jobs (1955 – 2011)
“Oh wow, oh wow, oh wow”
8) Coco Chanel (1883 – 1971)
“E shihni, kështu vdes njeri”
9) Karl Marx (1818 – 1883)
“Fjalët e fundit janë për budallenjtë që gjatë jetës së tyre nuk kanë folur mjaftueshëm”. /Lajmi.net