9 arsyet kryesore për kapsllëkun tek njerëzit

Kaspllëku është problem serioz i cili ndodh shumë shpesh tek njerëzit. Ja disa arsye pse mund të jetë duke ju ndodhur juve dhe si ta ndalni.

Lifestyle

23/02/2016 15:02

Nuk po ha mjaftueshëm fibër

Një e treta e njerëzve që vuajnë nga kapsllëku nuk hanë mjaft fibra. Filloni të hani pesë perime dhe pesë fruta në ditë, dhe shikoni nëse gjërat përmirësohen.

Jeni të dehidratuar

Ju keni nevojë për ujë që të ketë lëvizshmëri në zorën e trashë. Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, kjo mund të shkaktojë kapsllëkun. Filloni të pini 8-10 gota uji në ditë, mund t’ju ndihmojë.

Nuk jeni mjaft aktivë

Nëse rri në një vend gjatë gjithë kohës, kjo mund të jetë një arsye pse po ju ndodh kjo gjë. Të qenit inaktivë mund ta rëndojë kapsllëun. Filloni të bëni ushtrime rregullisht.

Mund të keni ndonjë sëmundje, si çrregullime tiroidi ose diabet

Një tjetër lloj i kapsllëkut quhet ‘kalim i ngadalshëm’, dhe kjo ndodh kur thjesht zorra e trashë lëviz më ngadalë. Shumë sëmundje mund ta shkaktojnë këtë, si diabeti apo çrregullimet e tiroideve. Nëse këshillat që i lexuat më sipër nuk funksionojnë, duhet të shkoni të konsultoheni me mjek.

Merr medikamente

Disa barëra mund të shkaktojnë kaspllëkun e zorrës së trashë të ngadaltë, dhe narkotikët janë definitivisht në listë. Narkotikët janë zakonisht lehtësues dhimbjesh si Codeoine, Morphine, Percocet, Oxycontin, Vicodin, Demerol e të tjerë. Flisni me doktorin për këtë gjë dhe do ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje.

Keni marrë barëra për dhimbje barku

Barërat si Immodioum apo Pepto Bismol supozohet të ndalojnë dhimbjen e stomakut apo të ndalojnë diarrenë, por mund të kenë edhe efektin e bllokimit, transmeton lajmi.net.

Je në ngut të dalësh nga shtëpia në mëngjes

Disa pacientë dalin nga shtëpia me ngut dhe harrojnë të kryejnë nevojat biologjike. Kjo mund të hutojë muskut pasi që ata janë mësuar të funksionojnë në mëngjes. Kjo mund ta vështirësojë kalimin nëpër zorrë të trashë më vonë gjatë ditës.

Ke turp të shkosh në banjo publike

Një gjë tjetër që mund të shkaktojë hutimin e muskujve është kur me të vërtetë duhet të shkosh por e mban. Ne mund t’ju themi që nuk ja vlen ta bëni këtë gjë, sepse shëndeti juaj është shumë më i rëndësishëm.

Jeni të varur nga laksativët

Nëse ndonjëherë keni vështirësi, laksativi mund të jetë lehtësim, por nuk duhet të varemi prej tyre.

Atëherë çfarë të bëni?

Pini më shumë ujë, hani më shumë perime dhe fruta, bëni shumë ushtrime dhe dëgjojeni trupit tuaj. Dhe nëse problem nuk hiqet edhe pasi i bëni të gjitha këto, vizitohuni tek doktori sepse mund të jetë diçka më serioze./lajmi.net