89 vjeçarja që kryen katër operacione në ditë (Foto)

Çfarë moshe do ta konsideronit të mjaftueshme për pensionim? Çfarë do të bënit pasi të pensionoheshit?

Fun

15/02/2017 13:45

Këto janë pyetje drejtuar secili person individualisht, që të vendosë se si të shpenzojë vitet e arta të jetës së tyre, shkruan ntd.tv, transmeton lajmi.net

Alla Illyinichna Levushkina, është pothuajse 90 vjeç. Ajo është kirurge në spitalin e qytetit të Ryazanit, pranë Moskës, dhe ajo vazhdon të kryejë katër operacione në ditë.

Ajo është ende e fortë, pavarësisht se punon tashmë 67 vite.

Stili i jetës së saj na dëshmon se nuk ka diçka të tillë si pensionimi, nëse vet nuk duam. Mosha juaj nuk korrespondon me aftësitë dhe forcën tuaj mentale dhe fizike. 89-year-old-surgeon-alla-ilyinichna-levushkina-6Gjallëria e saj duhet të jetë shtysë mendimi për secilin 60/65 vjeçar që dëshiron të del në pension.

89 vjeçarja Alla, nuk ka nevojë për ndihmë në përditshmërinë e saj, përkundrazi ajo shfaq ndihmë ndaj të tjerëve. Jeton në një banesë dhe kujdeset për nipin me aftësi të kufizuar dhe tetë macet e saj.

Kur u pyet se çfarë e shtyn për të vazhduar, ajo tha: ”Të jesh mjeke nuk është vetëm një profesion, por është një mënyrë jetese, nëse do të ndaloja nga puna, kush do të kujdesej për pacientët?

Ajo konsiderohet të jetë kirurgja më e vjetër në botë që punon momentalisht.

Dhe, cili është sekreti i jetës energjike të saj? ”Unë nuk kam gjetur ndonjë sekret të jetëgjatësisë” tha ajo. ”Unë vetëm kam ngrënë, kam qeshur dhe kam qarë shumë.”

Ajo ka kryer më shumë se 10 mijë operacione, dhe nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin. /Lajmi.net/

89-year-old-surgeon-alla-ilyinichna-levushkina-5