85 sa 3.5 miliardë!

Pasuritë e Bill Gates, Warren Buffet dhe vëllezërve Koch (së bashku), kapin shumën e 1 trilionë funtave. Dhe, top 1 përqindëshi i fituesve më të mëdhejn kanë vlerë prej 67.3 trilionë funtave, që i bie gati gjysma (46%) e pasurisë së botës, sipas një raporti nga Oxfam. Kritikët pretendojnë se kjo rritje në pabarazi është si…

Lajme

21/01/2014 00:34

Pasuritë e Bill Gates, Warren Buffet dhe vëllezërve Koch (së bashku), kapin shumën e 1 trilionë funtave.

Dhe, top 1 përqindëshi i fituesve më të mëdhejn kanë vlerë prej 67.3 trilionë funtave, që i bie gati gjysma (46%) e pasurisë së botës, sipas një raporti nga Oxfam.

Kritikët pretendojnë se kjo rritje në pabarazi është si pasojë e “luftës për pushtet” e elitave të pasura, të cilat kanë lidhje të fshehta me politikanët udhëheqës në botë.

“Është tronditës fakti që në shekullin 21, gjysma e popullsisë së botës zotërojnë jo më shumë pasuri  se sa një grup elitar, numri i të cilëve është aq i vogël sa që do të mund të vendoseshin shumë komfort në një autobus dy-katësh,” deklaroi Winnie Byanyima, Drejtore Ekzekutive në Oxfam.

Bota tani ka 1,426 miliarderë, me një pasuri të kombinuar prej 3.3 trilionë funtave, dhe 12 milionë milionerë, thuhet në raport.

TOP 10 MË TË PASURIT E BOTËS

1. Carlos Slim Helu (Telecom) 44.6 miliardë funte

2. Bill Gates (Microsoft) 41 miliardë funte

3. Amancio Ortega (Zara) 34.8 miliardë funte

4. Warren Buffet (Berkshire Hathaway) 32.7 miliardë funte

5. Larry Ellison (Oracle) 26.3 miliardë funte

6. Charles Koch (Diversified) 20.8 miliardë funte

7. David Koch (Diversified) £20.8 miliardë funte

8. Li Ka-shing (Diversified) 19 miliardë funte

9. Lilian Bettencourt (L’Oreal) 18.3 miliardë funte

10. Bernard Arnault (LVMH) 17.7 miliardë funte

Numri i milionerëve në SHBA është 3.7 milionë persona, 11.5 përqind më shumë se në vitin paraprak, kurse në Britani të Madhe numri i tyre është 345,271, apo 12.6 përqind më shumë.

“Nuk mund ta fitojmë luftën e varfërisë, pa e trajtuar çështjen e pabarazisë. Zgjerimi i pabarazisë po krijon një rreth ngushtë, ku pasuria dhe pushteti janë të përqëndruara gjithnjë e më shumë në duart e një pakice.”

“Që nga vitet e 70’ta, shkalla tatimore për njerëzit e pasur ka rënë në 29 nga 30 vende nga të cilat të kemi të dhëna në dispozicion”, thuhet më tej në raport.

Sondazhe të shumta në Brazil, SHBA, Britani të Madhe, Spanjë, Afrikë të Jugut, Indi e Holandë tregojnë se shumica në çdo vend beson se njerëzit e pasur ushtrojnë influencë të tepërt.