81 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit

Ka filluar të zhvillohet votimi për president të Kosovës. Në sallën e Kuvendit prezent janë vetëm 81 deputetë, nga 120 sa janë gjithsejtë.

Lajme

26/02/2016 16:53

Kjo për shkak të largimit të deputetëve të opozitës të cilët gjuajtën për të dytën herë gjatë ditës së sotme gazin lotsjellës brenda sallës.

Edhe për të tretën herë tentuan të gjuajnë gazin lotsjellës por kësaj radhe dështuan./lajmi.net