813 biznese kundërshtojnë fiskalizimin e ri – Lajmi.net
813 biznese kundërshtojnë fiskalizimin e ri
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 13:23, 14 April 2017
Kuponi Fiskal
Kuponi Fiskal
813 biznese kosovare i janë drejtuar Ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe drejtorit të ATK-së Sakip Imeri, me një letër ku ato kundërshtojnë fiskalizimin e ri i cili parashihet në pakon e re fiskale. Me fiskalizimin e ri ato detyrohen të heqin arkat fiskale dhe të blejnë pajisje të reja fiskale.

“Ne kompanitë e kundërshtojmë fiskalizimin e ri që po synoni të iu impononi bizneseve. Duke pasur parasysh se ne jemi tatimpagues të rregullt të fiskalizuar me arka dhe printer fiskal që në fillim të aktivitetit tonë biznesorë, e shohim si të dëmshme dhe jo qëllim mirë ndryshimin e udhëzimit administrative për arka fiskale i cili do të na imponojë heqjen e arkave ekzistuese dhe vendosjen e sistemit të ri fiskal. Ne kundërshtojmë çfarë do kosto shtesë për fiskalizim të cilën e konsiderojmë të panevojshme duke marrë për bazë se ne përmes arkës fiskale deklarojmë çdo shitje dhe të njëjtën e raportojmë në ATK. Vendosjen e sistemit të ri fiskal e konsiderojmë të dëmshme për biznesin tonë për shkak të kostos së lartë dhe ju njoftojmë se të njëjtën do ta kundërshtojmë në çdo formë. Ky është mosbesim ndaj nesh si tatim-pagues të rregullt dhe rëndesë shtesë në një kohë kur presim që Qeveria të ndihmojë bizneset tona me lehtësira në të bërit biznes dhe jo na rëndojë me kosto shtesë për një raportim të cilin e kryejmë përmes arkës fiskale. Mbesim me shpresë se ky shqetësim i yni do të merret në konsideratë”, thuhet në letrën e bizneseve dërguar Ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe drejtorit të ATK-së Sakip Imeri.

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master