81 vite martesë, 110 stërnipër dhe ende e duan njëri tjetrin si adoleshentë – Lajmi.net
81 vite martesë, 110 stërnipër dhe ende e duan njëri tjetrin si adoleshentë
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 13:01, 10 February 2018
Faustino Jacinto dhe Estefanía Gómez janë një çift tepër atipik për kohën tonë. Dashuria e tyre filloi në vitet 1930 dhe ende sot ata janë shumë të lumtur.

 

Pas 81 vitesh martese ata e gjetën veten me një familje shumë të madhe, çifti ka rreth 11 fëmijë, të cilët i dhanë 65 nipër e mbesa, 110 stërnipër dhe 18 stër-stërnipër.

Gjatë rinisë së tyre, ishte ai që donte të martohej, por ajo nuk e njihte mirë dhe nuk ishte shumë e sigurtë nëse donte të kalonte gjithë jetën e saj pranë atij burri.

Megjithatë, ai arriti ta bindë atë.

Pas kësaj, ata u martuan në mënyrë civile, pasi nuk kishin para të mjaftueshme për të organizuar një martesë.

Që nga dita që premtuan dashurinë e tyre, ata kurrë nuk kanë fjetur veçmas, madje as për një natë.

Ata kanë qëndruar bashkë në shëndet dhe sëmundje.

Ata kalojnë ditët e tyre duke shijuar shoqërinë dhe shtëpinë e tyre dhe përfitojnë nga koha që u ka mbetur. Ata e dinë se koha për t’u larguar nuk është shumë larg.

Fëmijët, nipërit dhe mbesat kujdesën për ta, shëndetin dhe shtëpinë e tyre. Ndërkohë, ky çift i bukur vazhdon të gëzojë dashurinë dhe lidhjen e tyre, që nga viti në vit, është bërë gjithnjë e më e fortë.

Një shembull për tu ndjekur apo jo?, transmeton AktivPress.

Fjalët kyçe: adoleshente, çift, gjysher

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master
  • Play Turbo Racing 3