80 vjeçarja dëshiroi ta parkonte veturën, ja çfarë shkaktoi (Foto)

Përpjekja e një gruaje të moshuar për të parkuar makinën e saj ka përfunduar në aksident.

Fun

09/09/2016 08:41

Sipas policisë, 80 vjeçarja ndodhej në makinë sëbashku me bashkëshortin e saj 85 vjeç në momentin kur ata ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash, duke çarë murin e parkingut.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Bottrop të Gjermanisë.

Shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, por sipas policisë, në momentin e aksidentit e moshuara ka qenë duke u përpjekur për të manovruar në një hapësirë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ky aksident, përveç dëmeve materiale.

Shërbimet zjarrfikëse arritën ta nxirrnin gruan nga makina me anë të një shkalle. Dëmet e shkaktuara nga ky aksident kapnin vlerën e 25.000 eurove./tvklan/