8 vjet pa Tanin e Topit, Lori Hoxha e kujton përmes një videoje prekëse

8 vjet nga ndarja e tij nga jetë në mënyrë tragjike, themeluesi i Top Channel  Dritan Hoxha është kujtuar nga vajza e tij Lori Hoxha përmes një video prekëse ku ai shfaqet i rrethuar nga fëmijët e tij.

ShowBiz

23/05/2016 14:57

Në këtë video Tani i Topit siç njihej ndryshe ishte duke gëzuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të katërt Itanit të vogël. Për Lorin bota duhet të ketë më shumë meshkuj si babai i saj, i cili për të mbetet i paharruar.

“E di që ti nuk do të doje që unë të postoja diçka të tillë, por bota meriton të dijë që pas liderit vizionar fshihej një baba i mrekullueshëm! Një pjesë e zemrës time do të jetë gjithnjë me ty ku do që të jesh, por zemra ime mbushet me gëzim duke e ditur që ne kemi qenë me duke shtrënguar dorën tënde në çdo hap dhe që kemi qenë të gjithë së bashku.

Sara, Redia, Itan dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës dhe të nderuar që kemi gjakun tënd në vena. Bota ka nevojë për më tepër meshkuj si ty. Më mungon shumë,”-shkruan Hoxha.

Themeluesi i Top Channel Dritan Hoxha humbi jetën më 23 maj të vitit 2008 në një aksident automobilistik.