8-vjeçari që ka hapur furrë buke për t’i blerë nënës një shtëpi (Foto)

Një djalë tetëvjeçar nga Kalifornia ka hapur furrën e tij, me shpresën për të fituar para të mjaftueshme për t’i blerë nënës së tij një shtëpi.

Lifestyle

04/08/2016 20:32

Ai është Jalen Bailey, dhe filloi biznesin e tij në mënyrë që ai së bashku me nënën Sharhonda Bailey, të lëviznin nga shtëpia e vogël me qira dhe të kishin një shtëpi të tyren.

“Doja që të kurseja sa më shumë para që të merrja një shtëpi. Dua vetëm një shtëpi ku unë dhe nëna ime të jemi të lumtur”, ka thënë Jalen për KFSN-në.

Nëna e tij, e cila aktualisht është asistentja e 8-vjeçarit në furrën e bukës që e kanë në shtëpi, ka thënë se ndihet në faj pasi këtë veprim duhet ta bëjë ajo për djalin e saj dhe jo e kundërta.

Jalen ka hapur edhe uebsajtin e tij “Jalen’s Bakery”, ku tregon se çfarë përmban menuja e furrës. Ai ka treguar se fatmirësisht ka shumë persona që porosisin.

Shumë persona që kanë mësuar për historinë e 8-vjeçarit kanë nisur ta ndihmojnë atë, duke i dhuruar pajisje të ndryshme për furrën. Tashmë Jalen ka një ëndërr tjetër, dëshiron të bëhet milioner. Ai shprehet se i dukej e pamundur që të bëhej milioner, por tani vogëlushi rrëfen se do ta bëjë ëndrrën realitet.

jalens dmvidpics-2016-08-04-at-16-06-29-620x329