8 vjeçari përgatit ëmbëlsira për të adoptuar një vëlla (Video)

Allie dhe Mick Schaefer kanë udhëtuar në Beijing, Kinë, në dhjetor të vitit 2013 për të adoptuar djalin e tyre Isaac, i cili ishte 5 vjeç atë kohë. Tre vite më vonë, Schaefer vendosën që të adoptojnë një tjetër fëmijë, 4 vjeçarin Spina Bifida.

Lifestyle

04/04/2017 15:28

“Ka shumë nevojë në Kinë të adoptohen fëmijët, sidomos djemtë” tha Allie Schaefer. “Isaac donte një vëlla, kështu që ne vendosëm t’i hymë këtij procesi.”

“Procesi” nuk është vetëm i gjatë, por i shtrenjtë dhe përfshin një mal me dokumente. Adoptimet në Kinë mund të zgjasin me vite, derisa të përmbushen kërkesat, transmeton lajmi.net

Por, një ditë, derisa Isaac dhe e ëma e tij derisa ishin duke shikuar tv, një garë për përgatitje të ushqimeve për të fituar një shumë parash, ai tha se donte të mësonte që të gatuante, për të hyrë në garë.

Më pas, ta fitojë atë, dhe të përdorë çmimin e parave për të ndihmuar nënën dhe babain për të adoptuar një vëlla për të.

Allie sugjeroi që të bëjnë ëmbëlsira dhe t’ju shesin kusherinjëve të tyre. Isaac menjëherë u aktivizua. E bënë një video informuese dhe e shpërndanë në rrjetin social Facebook.

Isaac jo vetëm se bën ëmbëlsira, por gjithashtu i paketon dhe u dërgon të gjithëve që i kërkojnë. Ai ka mbledhur 900 dollar. Për të adoptuar një fëmijë në Kinë kushton 33-38 mijë dollar.

“Ne po mundohemi të bëjmë diçka për të marrë vëllain tim” thotë Isaac. /Lajmi.net/

YouTube player