8 vite nga përvjetori i martesës, nuk do t’i besoni fjalët e Albertit për Besën

Biznismeni i njohur shqiptar, Albert Krasniqi dhe ish-miss Kosova, Besa Gashi vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.

ShowBiz

10/10/2018 22:39

Duke qenë se janë aktiv në rrjete sociale dyshja shpesh publikojnë imazhe pranë njërit-tjetrit, shkruan lajmi net.

Në foton e fundit të publikuar nga Alberti ai tregon se sot festojnë një ditë të veçantë, përvjetorin e martesës së tyre.

“10.10.10 jena feju paramendo hala pe du, Gëzuar 8 vite bashkë dashuri”, është mbishkrimi që Alberti ia ka vënë imazheve.

Nga dashuria e tyre e pastër ata tashmë kanë edhe një vajzë të quajtur Kjara, e cila e ka trashëguar bukurinë nga e ëma.

Besa, ndonëse është bërë nënë, trupi i bukuroshes kosovare vazhdon të jetë ndër më të lakmuarit nga femrat.

Theksojmë se Alberti dhe Besa komentohen vazhdimisht nga mediat si për jetën luksoze e po ashtu edhe për paraqitjet e tyre. /Lajmi.net/