8 ushqimet që rrisin disponimin tuaj

Ushqimet që përmbajnë acide 3 yndyrore, vitaminë B ose vitaminë D, mund të ndikojnë direkt në rritjen e disponimit tuaj.

Lifestyle

23/01/2016 04:53

Këtu janë 8 super ushqimet që rrisin disponimin tuaj.

8. Arrat

10

Arrat janë të njohura për përmirsimin e qelizave për faktin se janë të pasura me yndyrna esenciale, përveç ngritjes së disponimit, 10 arra në ditë përmisojnë gjendjen e murit qelizor dhe stabilizojnë sasinë e kolesterolit në gjak dhe përmisojnë qarkullimin e tij. Studiuesit kanë konstatuar se arrat ndikojnë edhe në fertilitetin e spermës, lëvizshmërinë dhe morfologjinë e tij, transmeton lajmi.net

7. Mishi i shpezëve

9

Ashtu sikur bananja, edhe mishi i pules dhe i gjelit të detit përmbajnë sasi të larta të tripofanit. Përveç kësaj mishi i tyre është shumë i pasur edhe me tirozinë dhe aminoacid që e bën më efikase menagjimin e stresit. Tirozina ndikon automatikisht në disponimin tuaj dhe ndihmon parandalimin e depresionit në afate të gjata kohore.

6. Salmoni

7

Nëse ju nuk jeni vegjitarian, mënyra më e mirë për të marrë një dozë omega 3 është mishi i salmonit. Studime të shumta kanë nxerrë faktin se njerzit që kanë mungesë të yndyrërave si omega 3 dhe omega 6 janë të prirur të jenë më të mërzitur dhe më të lodhur. Omega 3 është acid yndyror që e ngrit humorin tuaj dhe mbanë të shëndetshëm trurin tuaj për kohë të gjatë.

5. Qërshia

6

Përveç që përmbajnë shumë antioksidantë, qërshiat ofrojnë edhe melatoninë dhe serotoninë të pastër natyrore që ju japin një rahati në gjumin tuaj dhe në mëngjes zgjoheni shumë të lumtur.

4. Qaji i gjelbërt

4

 

Qaji i gjelbërt përdoret prej mijëra vjetësh për shkak të përfitimeve të shumta që sjellë. Ashtu sikur qërshiat, qaji i gjelbërt është i pasur me antioksidantë që rregullon stresin dhe depresionin. Nëse konsumohet në mënyrë të rregullt, qaji i gjelbërt mund të jepë një gjendje të vazhdueshme të mirqenies emocionale. Përveç gjendjes emocionale, qaji i gjelbërt rritë edhe fokusin tek njeriu. Mjekët këshillojnë së paku një gotë qaj në ditë.

3. Bananja

3

Bananet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve si edhe të tripofanit që është i njohur për ngritje të serotoninës. Të gjitha komponimet e gjetura në frytin e bananës janë vitamina që janë të rëndësishme për funksionimin hormonal. Serotonina jo vetëm që do të ndihmojë të menagjoni stresin por edhe që të bëni gjumë sa më të mirë. Studimet në universitetin e Oxfordit dalin me një përfundim që nëse përdoren siç duhet, bananet mund të ndikojnë edhe në tejkalimin e depresionit.

2. Boronicat

Exif_JPEG_422

Boronicat janë të mbushur plot me antioksidantë që mbështesin funksionimin e trurit dhe rrisin funksionin njohës. Janë shumë efikase kundër depresionit, gjithashtu kontribojnë në ngritjen e energjisë pozitive dhe aktivizimin e enzimeve të të ndjehurit mirë. Gjithashtu boronicat parandalojnë plakjen e parakohëshme.

1. Çokollata

1

Çokollata është magjike. Çokollata e zezë përmirson funksionin njohës dhe ngritë disponimin mbrenda pak minutash. Ajo gjithashtu ngadalson procesin e përfitimit të stresit dhe shkatërron ankthet. Disa studime pohojnë se çokollata në tru e ka efektin e marihuanës, pra, mos merrni marihuanë, hani një çokollatë. Tjetër gjë pozitive është se çokollata përmban kafeinë dhe përveç disponimit ajo rritë edhe energjinë tuaj./lajmi.net