8 shtëpitë luksoze të disa të famshmëve (Foto)

Më poshtë mund t’i shihni 8 shtëpitë luksoze të disa të famshmëve.

Fun

12/09/2015 16:28

1. Shtëpia e Bruce Willis
1
Bruce Willis, aktori i famshëm amerikan ka një shtëpi luksoze. Ai në fakt ka më shumë se një të tillë, por kjo këtu është më e veçantë – pasi ai pagoi 9 milionë dollarë për të. Shtëpia ka 5 dhoma gjumi, 8 banjo, kopsht të madh dhe sistem të avancuar të zërimit dhe videos brenda në shtëpi. Gjithashtu, ka më shumë se veç pishinë në kopshtin e tij. Aty mund të luash tenis gjithashtu.

2. Shtëpia e Arnold Schwarzenegger
svarci
Shtëpia tjetër luksoze është e Arnoldit. Aktori i famshëm dhe ish-guvernatori ka një shtëpi të bukur gjithashtu. Ajo ishte ndërtuar më 1982 dhe ai e ka në pronësi atë që nga viti 1986. Shtëpia është një vilë në Kaliforni, që ka 9 dhoma gjumi, 5 banjo, pishinë në kopsht me fushë tenisi dhe vend special afër pishinës për t’u rrezitur, transmeton Lajmi.net.

3. Shtëpia e Paris Hilton
paris-hilton1-1024x682
Natyrisht, të famshmit botëror nuk jetojnë jetë të thjeshtë. Kjo rezidencë luksoze ndodhet në Beverly Hills. Ka 5 dhoma gjumi, 6 banjo, pishinë, palestër dhe për më tepër afër saj jeton Avril Lavigne. Paris pagoi më shumë se 6 milionë dollarë për këtë shtëpi.

4. Shtëpia e 50 Cent
50-cent
Kjo është padyshim rezidenca më e madhe në listën tonë. Ka 19 dhoma gjumi, 25 banjo, 14 tualete dhe lift. Përveç këtyre, brenda në këtë rezidencë ndodhet edhe një klub i natës. Sigurisht, është shumë e vështirë që të hysh në të. Shtëpia ishte shfaqur për herë të parë në një show televiziv në MTV. Dyshemetë e shtëpisë janë të gjitha me mermer dhe shumica e dhomave kanë pishina. Shtëpia e reperit të famshëm është tepër e bukur, por ai e ka vendosur në shitje atë.

5. Shtëpia e bokserit të njohur Floyd Mayweather
mayweather
Shtëpia e tij ndodhet në Las Vegas, dhe gjithashtu është shumë luksoze. Çdo dhomë ka TV me ekran të madh, brenda saj ndodhet edhe një kinema e vogël, pishina, sauna dhe më shumë. Floyd ka një garazh me super-vetura.

6. Shtëpia e Shakiras
shakira-miami-mansion-1
Shakira ka një shtëpi të madhe në Majami. Shtëpia ka 6 dhoma gjumi dhe 9 banjo. Ndërtesa ndryshe quhet ‘Zen’, dhe siç mund ta shihni, aty ndodhet një pishinë e madhe me një hapësirë të madhe për rrezitje. Shtëpia ka dysheme prej druri, kuzhinë moderne, dhe një dhomë private e mbushur me rroba të këngëtares. Pas martesës me Pique, ajo e ka vendosur në shitje këtë shtëpi për 13 milionë dollarë.

7. Shtëpia e Robbie Williams
robbie-williams
Edhe Robbie ka shumë shtëpi. Njëra nga to është kjo në fotografi, të cilën ai e bleu për nënën e tij. Ajo ka 5 dhoma gjumi, një kinema private, palestër, fushë tenisi, kopsht me fruta dhe një liqen afër. Shtëpia është shumë moderne si jashtë ashtu edhe brenda. Në kopsht gjendet një pishinë dhe një fushë golfi.

8. Shtëpia e Katy Perry

- /X17online.com
Katy Perry ka një shtëpi të mahnitshme në Hollywood. Ajo e bleu atë për 8 milionë dollarë, por tani e ka vendosur në shitje. Shtëpia ishte ndërtuar më 1925 dhe ka 7 dhoma gjumi dhe 9 banjo me pishina të mrekullueshme. Shtëpia ka një kuzhinë të madhe dhe një pamje të mahnitshme të qytetit përpara.