8 shenjat e mpiksjeve të gjakut që asnjëherë nuk duhet t’i injoroni

Sipas Klinikës Majo, gjaku mpikset pasi ndalon gjakderdhjen e jashtme.

Lifestyle

03/02/2019 16:57

Sidoqoftë, nganjëherë grumbujt e gjakut mund të jenë cenuese për jetën, të tilla si kur ndodhin brenda venave.

Mpiksja e brendshme e gjakut mund të shkaktojë sulme në zemër, goditje në tru, si dhe gjendje të tjera të rrezikshme shëndetësore.

Për fat të mirë, ka mënyra për të zbuluar nëse vuani nga një mpiksje gjaku.

Ndiqeni listën e mëposhtme për të mësuar se cilat shenja mund të jenë indikator të problemit të mpiksjeve të gjakut:

– Ënjtja në ndonjë gjymtyrë
– Dhimbjet në këmbë
– Vijat e kuqe në venat e gjakut
– Dhimbjet në gjoks dhe vështirësitë në frymëmarrje
– Gulçimi në frymëmarrje
– Kollitje pa pasur fare sëmundje
– Vjellja ose diarrea
– Dhimbjet kronike të kokës. /Lajmi.net/