8 palë atlete të mira për ecje nga shtëpia për në punë

Nëse punoni dhe shkoni në punë në këmbë, kjo do të thotë se këmbët tuaja janë shumë në lëvizje dhe sigurisht do të ju duhen një palë mbathje të rehatshme për të arritur deri në punë.

Lifestyle

04/08/2015 09:38

Më poshtë kemi përmbledhur 8 prej atleteve më të rehatshme që duhet t’i keni këto ditë, pasi që janë bërë shumë të përdorueshme nga të tjerët.

Këto janë 8 atletet më perfekte për të ecur nga shtëpia për në punë:

1. New Balance 574
Screenshot_4
Mbathni këto atlete me pantollona klasik, për të fituar një stil unik të pësosur për në punë.

2. Adidas Originals Gazelle

Gezelle-të janë një stil perfekt i atleteve që përshtaten mjaft mirë me xhinse.

3. Atletet ‘Bart’ prej lëkure
Screenshot_5
Kjo është një zgjedhje më ndryshe nga dy të parat, pasi që këto atlete janë me lëkurë. Blini një palë atlete të tilla dhe ju do të keni një ecje të rehatshme përgjatë gjithë sezonit, transmeton Lajmi.net.

4. Atletet metalike prej ari
Screenshot_6
Këto atlete nga H&M janë më të mirat për rrugë, pasi shtojnë një pamje joshëse në stilin tuaj.

5. Atletet Nike Mid NWM
Screenshot_7
Këto atlete, model i atyre të viteve të 80’a që përdoreshin në lojërat e bejzbollit, shtojnë një stil me ngjyrë në pamjen tuaj të përditshme.

6. Atletet Adidas Stan Smith
Screenshot_8
Këto atlete të bardha me lëkurë të thjeshtë janë shumë të preferuara, vishni këto me pantallona ngjyrë hiri për një pamje të përsosur në zyre.

7. Nike Free 4.0 Flyknit
Screenshot_9
Këto atlete të zeza janë shumë të rehatshme dhe shumë të mira, ju mund t’i vishni këto për në zyrë apo palestër.

8. Nike Internationalist Liberty
Screenshot_10
Nëse dëshironi një palë atlete me stil të veçantë, atëherë mos kërkoni më shumë, ky model nga Nike është perfekt për ju. (Lajmi.net)