8 nga 10 pulat në Mbretërinë e Bashkuar të kontaminuara

Tetë nga dhjetë pulat e freskëta në tregun e Mbretërisë së Bashkuar këtë verë ishin të kontaminuara dhe potencialisht vdekjeprurëse.

Bota

27/11/2014 23:55

Sipas mbikëqyrësve ushqimorë, në këto pula është gjetur bakteri camplobacter, i cili te kafshët mund të shkaktojë vdekjen, kurse te njerëzit helmim. Sipas mbikqyrësve ushqimorë, asnjë zinxhir superparketesh nuk ka përmbushur objektivat kombëtar mbi këtë çështje, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

Pas gjashtë muajve të testimit, në një mesatare prej 70 për qind, supermarketet që shisnin pula kanë dalë pozitiv me bakterin campylobacter, të cilët janë gjetur në lëkurën e shpezëve.

Agjencia e standardit të ushqimit ka thënë se sipas testeve të kryera, ka tendencë që kontaminimi i pulave të shfaqet më shumë gjatë verës. Konsumuesit, ndërkaq, janë shprehur mjaft të shqetësuar me këto të gjetura.

Në këtë periudhë testuese, 18 për qind apo 2 mijë pula kanë dalë se kanë nivele të larta të bakterit campylobacter, që shkakton helmim te njerëzit.

Ndërkaq, agjenci të ndryshme për mbrojtjen e konsumatorëve, por dhe të kontrollorëve të ushqimit, kanë paralajmëruar që konsumatorët t’i ziejnë mirë pulat para se t’i përdorin ato, në mënyrë që t’i shmangen këtij bakteri, i cili është dedektuar në lëkurën e këtyre shpezëve, transmeton lajmi.net.