8 mitet rreth marijuanës që janë plotësisht të pavërteta (Foto/Video)

Marijuana është një temë shumë e diskutueshme për shumë njerëz.

Fun

01/02/2016 09:57

Disa mendojnë dhe besojnë se nuk duhet ta përdorni atë sepse është një drogë, e disa tjerë e mendojnë të kundërtën.

Disa kanë dëgjuar disa ‘mite’ që kjo drogë është më e keqe se alkooli dhe shumë e keqe për shëndetin etj.

Por, çfarë është e vërtetë e çfarë jo?

Lajmi.net i sjellë për ju disa nga mitet më të shpeshta rreth marijuanës por që janë të pa vërteta.

1) Varësia

Shumë njerëz thonë se nëse fillon të përdorësh këtë drogë ju nuk do të mund të qëndroni pa të.

Mirëpo shumë studime kanë treguar se marijuana në fakt nuk është substancë adiktive.

2) Të bën më pak inteligjent

Marijuana, ndryshe nga ajo çfarë krejt thonë, nuk i mbyt qelizat e trurit.

Kjo drogë nuk ka asnjë efekt në aftësitë njohëse, transmeton lajmi.net.

3) Të heqësh dorë nga marijuana është një gjë e lehtë

Siç është cekur edhe më lart, marijuana nuk është substancë adiktive.

Sidoqoftë, nëse jeni përdorues i madh i kësaj droge ju do ta keni më vështirë të hiqni dorë.

4) Jeta seksuale është e dobët

Duke u bazuar në fjalët e njerëzve thuhet se konsumimi i marijuanës e zvogëlon dhe e ‘shkatërron’ dëshirën dhe performancën seksuale, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, studimet e fundit kanë deklaruar se të bërit seks nën ndikimin e marijuanës është shumë më e kënaqshme.

5) Marijuana largohet nga trupi juaj pas 30 ditëve

Kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi që tek përdoruesit e shpeshtë të marijuanës merr kohë rreth 30 ditë të largohet nga sistemi i trupit të tyre, ndërsa tek ata që pinë shumë rrallë largohet nga sistemi i tyre brenda pak ditëve, transmeton lajmi.net.

6) Kanceri

Shumë njerëz mendojnë se njëjtë sikurse duhani, edhe marijuana e shkakton kancerin.

Mirëpo, në shumë shtete ku marijuana është legale doktorët e përdorin atë për t’i mjekuar pacientët me kancer.

7) Mbidoza

“Mund të vdisni nga mbidoza”.

Jo nuk mundeni, pasi që tash e sa shekuj nuk është raportuar ndonjë rast i vdekjes nga mbidoza e marijuanës, raporton lajmi.net.

8) Kujtesa

Një tjetër mit rreth marijuanës është se ndikon në kujtesën tënde.

Edhe kjo është pjesërisht e vërtetë pasi që marijuana ndikon në kujtesën tuaj afat shkurtër, por nuk e dëmton asnjë nga kujtimet tuaja që i keni para se të përdorni këtë drogë.

/lajmi.net