8 gjërat që mund të bëni me hudhrën përveçse ta gatuani

Hudhra nuk është thjesht një erëz, por një shëruese magjike!

Lifestyle

26/10/2018 13:03

Shumë prej nesh e kemi urryer hudhrën kur ishim të vegjël, ndoshta shumë të rritur ende nuk e durojnë dot. Shija e saj e hidhur dhe aroma e fortë na linte shumë prej nesh të besonim se do të ishte më mirë të mos e hanim fare.

Ne të gjithë mësuam më vonë se hudhra është vërtet e mirë për shëndetin dhe sistemin tonë imunitar. Por a e dini se hudhra mund të jetë e dobishme gjatë një dite peshkimi ose mund t’ju ndihmojë edhe të hiqni qafe një dhimbje dhëmbi? Ja metodat alternative për të përdorur hudhrën që janë shumë të dobishme!

Të pushojë një dhimbje dhëmbi

Ndonjëherë ne thjesht nuk mund të gjejmë kohën për të shkuar te dentisti dhe vuajmë nga një dhimbje dhëmbi me shpresën se ajo thjesht do të largohet vetë. Ky është momenti ku hudhra mund t’ju vijë në shpëtim, transmeton supershendeti.com.

Për shkak të një sasie të madhe të cisteinës brenda saj, hudhra ka një efekt anestezie. E gjitha ajo që ju duhet të bëni është vetëm ta fërkoni atë në dhëmbin që ju dhemb dhe kjo do të lehtësojë dhimbjen në pak kohë.

Është e rëndësishme të mbani në mendje se hudhra nuk do të ndihmojë në shërimin e problemeve themelore të dhëmbëve tuaj, kështu që nëse ju keni dhimbje të vazhdueshme, është mirë që të planifikoni një vizitë tek dentisti.

Pastrues fytyre

Nëse preferoni produkte natyrale për kujdesin ndaj lëkurës në vend të atyre me kimikate, hudhra mund të zëvendësojë, për shembull, pastruesin tuaj të fytyrës.

Hudhra përmban veti të fuqishme antiseptike, antivirale dhe anti-fungale. Kjo do të thotë se mund të ndihmojë në luftimin e puçrrave, shenjave të akneve dhe shumë sëmundjeve të tjera të lëkurës dhe alergjive.

Ka dy mënyra për të përdorur hudhrën nëse dëshironi të shihni rezultatet:

E para është që ta aplikoni hudhër direkt në lëkurë: fshijeni fytyrën me një shtresë të hollë hudhre (jo nëse keni lëkurë të ndjeshme) dhe shpërlajeni mirë pas 15 minutash.

E dyta është që t’i jepni hudhrës një mundësi për të bërë punën e saj që nga stomaku juaj.

Shëron “këmbën e atletit“

Pa marrë parasysh se si ndodh, kjo gjendje e pakëndshme e këmbëve që njihet si “këmba e atletit” duke qenë se atyre u ndodh shpesh, mund të ndodhë me këdo, por lajmi i mirë është se mund të shërohet!

Ju mund të vendosni thelpinjtë e hudhrave në ujë të nxehtë dhe të zhytni këmbët për 30 minuta.

Duket sikur albicans (problemet kërpudhore) janë të ndjeshme ndaj hudhrës. Për shkak të një game të gjerë përbërësish aktivë, hudhra është antikërpudhore dhe mund të jetë një ilaç shumë efektiv.

Ndalon infeksionet e veshit

Infeksionet e veshit zakonisht mjekohen me ndihmën e antibiotikëve, por ato gjithashtu mund të shërohen me hudhër.

Ky ilaç popullor është veçanërisht i rekomanduar për fëmijët pasi ato mund të jenë shumë të vegjël për receta të rregullta medicinale.

Për të kuruar një infeksion të veshit në shtëpi, shtrydhni thelpinjtë e hudhrave për të marrë vajin e hudhrave. Ngroheni pak dhe shtoni disa pika në një pipetë dhe hidheni në vesh. Është e rekomandueshme që të konsultoheni me mjekun fillimisht, por thuhet se vaji i ngrohtë i hudhrave funksionon.