8 fakte interesante për gjoksin

Ato janë simbol i feminitetit dhe meshkujt i duan.

Lifestyle

04/10/2015 14:00

Megjithatë, gjoksi ka disa të fshehta.

-Tipologjia e thithkave: E dini që ka pesë tipe të thithkave? Të rrafshëta, të spikatura, të shkurtra, të gjata dhe të zhytura.

-Gjoksi rritet gjatë seksit: Sipas shkencëtarëve, gjatë kontaktit seksual, gjoksi mund të rritet deri në 25 përqind.

-Madhësi të ndryshme: Eshtë krejt normale që një gjoks të jetë më i madh se tjetri. Zakonisht gjoksi i majtë ka më shumë volum. Se pse ndodh kjo, nuk e di askush.

-Gjoksi i meshkujve: meshkujt kanë thithka pasi çdo embrion është femëror në javët e para. Më pas krijohet testosteroni dhe nisin të zhvillohen karakteristikat e seksit mashkull.

-Orgazma e thithkave: Sipas një studimi të revistës së meshkujve “Men’s Health”, 29 përqind e të gjitha femrave thonë se kanë kaluar të paktën një orgazmë gjatë stimulimit të thithkave.

-Operacioni më i preferuar: Zmadhimi i gjoksit vazhdon të mbetet operacioni plastik më i preferuar për femrat. Më pas vjen heqja e dhjamit.

-Rekordi për madhësinë- Amerikania Annie Hawkins- Turner ka gjinjtë natyralë më të mëdhenj në botë. Me një gjoks me diametër 203 centimetër, ajo ka sytjenat më të mëdhaja në botë.

-Pozicioni i gjumit: Nëse flini me bark, atëherë gjoksi juaj nis të ndryshojë formën. Më e mira për gjoksin është që të flini në anë. /Mapo