79 vjeçarja “ia shkel” 238 kilometra në orë

​Një 79-vjeçare në Belgjikë, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, u ndalua nga Policia pasi që kishte vozitur 238 kilometra në orë.

Auto & Tek

23/07/2017 20:14

Ajo i kishte thënë policisë se nuk po e zinte gjumi dhe kishte vendosur të bëjë një xhiro me veturën e saj Porsche Boxter GTS, shkruan gazeta austriake Heute.

Në pamundësi për të fjetur, e moshuara hip në veturë dhe hynë autostradës, transmeton Klan Kosova.

Në vozitje e sipër, ajo e çoi gazin deri në fund, duke “ia shkelur” 238 kilometra në orë.

Zonjën e kishte ndaluar Policia, radari i të cilëve e kishte kapur shpejtësinë me të cilën po voziste ajo.

Si pasojë e këtij incidenti, gjyshja e shumë nipërve dhe mbesave është dënuar me 45 ditë pezullim të lejes dhe me 1200 euro gjobë.