76-ers “tmerrojnë” kundërshtarët, arrihet marrëveshja me Butler

Philadelphia 76ers dhe Jimmy Butler duket se kanë arritur një marrëveshje.

Sport

10/11/2018 23:24

Besohet se Minnesota Timberwolves do ta liroj “All-Star” Jimmy, kurse në kompensim do të pranojë Robert Covington, Dario Sarid dhe Jerryd Bayless, sipas Shams Charania, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Adrian Wojnarowëski dhe Zach Lowe, konfirmojnë se marrëveshja përfshinë zgjedhjen e parë të raundit të dytë në vitin 2022 dhe Justin Patton.

Bashkimi i Butler me Joel Embiid dhe Ben Simmons me Jimmy Butler do të përbënte një kërcënim të madh për rivalët e NBA.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet ditën e hënë. /Lajmi.net/