750 azilkërkues kosovarë vetëm në muajin janar

Të dhënat e BE’së tregojnë se vetëm gjatë muajit janar, 750 kosovarë kanë kërkuar azil në ndonjë vend të Bashkimit Europian. Gjermania prin me 555 kërkesa për azil, ndërkaq asnjë prej azikërkuesve nuk ka pas për destinacion Hungarinë.

Lajme

17/03/2014 08:23

750 kosovarë kanë kërkuar azil për në shtetet e Bashkimit Europian. Këto janë të dhënat e Bashkimit Eurpian tregojë se vetëm në muaj janar 2014.

E përditshmja “Zëri”, tregon se prej këtij numri, rreth 150 janë persona që kanë kërkuar për herë të dytë apo të tretë azil.

Ndërkaq, shifrat e azilkërkuesve për vitin 2013, kapin shifrën prej 21 mijë, që është numri më i madh i azilkërkuesve kosovarë në vitet e fundit.

Një zyrtarë i BE’së, ka thënë për “Zëri” se shumë azilkërkues nuk paraqiten të kërkojnë azil, por jetojnë ilegalisht.

“Për shkak se ka shumë prej tyre që fare nuk paraqiten azil, por përpiqen aq sa munden të jetojnë ilegalisht. Ndërsa, numri që ne e kemi është vetëm i llogaritur nga ata që kërkojnë azil”, ka thënë një zyrtar i BE’së, për “Zëri”.

Nga 750 azilkërkuesit kosovarë, 70 prej tyre kanë kërkuar azil në Belgjikë, 555 në Gjermani dhe 125 në Suedi. Për dallim prej vitit të kaluar, asnjë person nuk kishte për destinacion Hungarinë, vend ky që në vitin 2013 kishte pranuar numrin më të madh të azilkërkuesve nga të gjitha shtetet e BE’së.