75 mijë të pranishëm në koncertin e Duas në Hungari, këngëtarja shpërthen në lot

Pas largimit nga Kosova, Dua Lipa udhëtoi për në Hungari.

ShowBiz

13/08/2018 08:32

Këngëtarja ishte e ftuar të performonte në festivalin “Sziget”, ku u prit sikur mbretëreshë, shkruan lajmi.net.

Numri i pjesëmarrësve në koncertin e Duas në Budapest ishte 75 mijë, gjë që e bëri këngëtaren të emocionohet pa masë.

“75 mijë persona! Udhëhoqën skenën në Sziget! Kam humbur zërin momentalisht nga emocionet, por ne e kaluam dhe oh Zot ky shou ishte i pabesueshëm. Do të qaj ?❤”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë që Dua këndoi në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, ku u prit nga numër i madh i fansave të saj. /Lajmi.net/