73-vjeçari tenton të ngacmojë krokodilin gjigant me shkop, por kafshohet keq nga zvarraniku (Foto/Video)

Pamje dramatike shihen në këtë video kur një i moshuar tenton që me një shkop të shtyj më tej një krokodil gjigant, por nuk i del plani ashtu siç kishte menduar ai.

Fun

15/08/2017 23:44

Klipi tregon kur ai i afrohet ngadalë një krokodili gjigant që të largojë atë nga ai vend, por ai me një shpejtësi të madhe arrin që të kap njeriun e moshuar nga këmba e majte dhe t’a rrëzojë atë në tokë, trasnmeton lajmi.net.

Fatmirësisht, ai arriti që të ikë nga goja e krokodilit me vetëm disa plagë të lehta. Kjo është komentuar mjaft shumë nga shikuesit e kësaj videoje, duke thënë se si është e mundur që një njeri i moshuar dhe me një shkop, të tentoj që të kontrollojë një krokodil të përmasave të tilla. /Lajmi.net/