71 vjeçarja ka harruar të plaket

Në vitet ’70 u bë e famshme në Turqi falë roleve në disa filma dhe seriale vendase dhe që prej asaj kohe, ndonëse kanë kaluar katër dekada, për turqit mbetet e njëjtë.

Fun

18/11/2017 11:00

Ajda Pekkan është sot 71 vjeç, por mezi tregon edhe gjysmën e viteve që ka mbi shpinë. Ajo thotë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Sekreti i saj? Shmangia në maksimum e “qebapit” dhe e produkteve të tjera të mishit si dhe aktiviteti fizik.

“Më pëlqen të mbaj trupin tim në formë. Të bëj pjesë tek femrat më të bukura nuk ka qenë asnjëherë ëndrra ime, por asnjëherë nuk kam lënë pas dore veten. Ushqehem mirë. Më pëlqen mishi, por nuk abuzoj me të. Në mëngjes pi një gotë ujë me limon dhe mjaltë dhe më pas 1 orë aktivitet fizik, kryesisht vrap”, rrëfen ajo.

Në vitin 1980 Ajda përfaqësoi Turqinë në Eurovision dhe ky ishte hapi që e bëri të famshme në gjithë botën, aq sa New York Times e krahasonte me Cher në 2009.

Pavarësisht viteve që ka mbi shpinë, Ajda rrëfen për mediat turke se po mendon që të ketë një fëmijë dhe për këtë po konsultohet me mjekë në SHBA dhe Indi për fertilizim artificial./TCh